Sopoti dhe Besëlidhja tregojnë "muskujt" që në javën e parë, bëjnë detyrën edhe Luzi me Erzenin

- Bota Sot

Sopoti dhe Besëlidhja tregojnë "muskujt" që në javën e parë, bëjnë detyrën edhe Luzi me Erzenin

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e Grupit A në Kategorinë e Dytë, të vlefshme për javën e parë. Që në "debutim", skuadra e Sopotit dhe Besëlidhjes janë treguar të "pamëshirshme". Librazhdiotët "shkatërruan" Tërbunin me shifrat 3 - 0.

Me protagonist Tanushi dhe Nayara. Besëlidhja ka treguar në merkato se janë gati për ti treguar “vendin” çdo rivali në këtë ligë. Lezhjanët i hipotekuan 3 pikët që në pjesë e parë me golat e Akansase dhe Kruja.

Në duelin mes Albanëve dhe Luzit, miqtë arritën të siguronin fitoren me dopietnë e Peqini. Erezeni e nisi me "këmbën e mbarë" këtë sezon, duke "likujduar" Gramshin 2 - 1.     

NDESHJET dhe REZULTATET:

ALBANËT – LUZI 0 - 2 (Peqini 14, 62)

BASANIA – BESËLIDHJA 0 - 2 (Akansase 37, Kruja 42)

SOPOTI – TËRBUNI 3 - 0 (Tanushi 45, Nayara 64) 

ERZENI- GRAMSHI 2 - 1 (Vidrica 63, Cema 72/Lala 45)



Read it all at Bota Sot