Manchester City fiton bindshëm ndaj Burnleyt të shqiptarit

- Bota Sot

Manchester City fiton bindshëm ndaj Burnleyt të shqiptarit

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore të madhe me rezultat 4:1 ndaj Burnley-y, në takimin e javës së gjashtë në Premier League në futboll. 

Vendasit treguan lojë më të mirë duke arkëtuar pikë shumë të rëndësishme.

Për Cityn shënuan Esteve (12 - autogol e 65 - autogol), Nunes (67) e Haaland (90’), dhe Anthony realizoi në minutën e 38-të për udhëtuesit.

Sulmuesi shqiptar Armando Broja u paraqit nga minuta e 79-të për Burnleyn.

Manchester City renditet në vend të 5-të me 10 pikë dhe Burnley në të 17-tin me 4 sosh.



Read it all at Bota Sot