Liverpooli pas gjashtë fitoreve rresht, ka regjistruar humbjen e parë në edicionin e sivjetshëm në Premier League.
Skuadra e Crystal Palaces si vendas ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e javës së gjashtë në Premier League në futboll.
Tre pikë të mëdha për vendasit, ndërsa Liverpooli del kokulur nga Londra.
Crystal Palace nuk njeh humbje, 3 fitore e 3 barazime.
Për Crystal Palacen realizoi Sarr (9) e Nketiah (90+7’) dhe për Liverpoolin Chiesa (87).
Liverpooli kryeson me 15 pikë e Crysyal Palace është në vend të 2-të me 12 pikë.