Spektakël në Madrid, Real Madridi turpërohet

- Bota Sot

Spektakël në Madrid, Real Madridi turpërohet

Atletico Madridi si gjithmonë “mace e zezë” për Real Madridin!

Ndeshje e çmendur, përmbysje pas përmbyse 1:0, 1:2 dhe 5:2.

Atletico e njofton me humbjen e parë dhe turpëruese (5:2) Real Madridin pas gjashtë fitoreve rresht në kampionatin spanjoll. 

Futbollisti Julian Alvarez është trim i ndeshjes, ku duhet veçuar golin e dytë nga gjuajtja e lirë dhe ua “preu këmbët” Realit. 

Spektakël në stadiumin “Metropolitano”.

Xabo Alonso, trajneri i Realit, kokulur karshi Diego Simeones së Atleticos. Pjesa e parë mbyllet baras (2:2) por pjesa e dytë ishte ndryshe, Atletico e rrezikshme.

Për Atleticon shënuan Le Normand (14), Sorloth (45+2), Alvarez (50-nga penalltia e 64) e Griiezman (90+4’) dhe për Realin realizuan Mbappe (25) e Guiler (36).

Pas javës s ë7-të Reali kryeson me 18 pikë e Atletico zë vendin e katërt me 12 sosh.



Read it all at Bota Sot