Dinamo del nga kriza

- Bota Sot

Dinamo del nga kriza

Dinamo u është kthyer përsëri fitoreve në kampionat, duke dalë nga kriza në një ndeshje të rëndësishme edhe për moralin për blutë, derbin përballë Tiranës, të cilën e ka mundur me shifrat 2:1.

Sfida ka qenë e luftuar, sidomos në pjesën e parë të saj, me raste nga të dy ekipet.

Por ishte Dinamo që kishte rastet më të mira dhe siguroi shpejt avantazhin me Guadiabi, duk i dhënë një goditje bardhebluve që vonuan të reagonin.

Goli i dytë i Vilës në startin e pjesës së dytë, u duk sikur mbylli ndeshjen.

Por bardheblutë shkurtuan shpejt diferencën me penallti dhe u hodhën në kërkim të golit deri në minutat e fundit të sfidës, pa e gjetur atë dhe duke parë Dinamon të festonte një fitore të rëndësishme në derbi jo vetëm për tre pikët.



Read it all at Bota Sot