Diego Simeone flet pas fitores në derbi

- Bota Sot

Diego Simeone flet pas fitores në derbi

Diego Simeone nuk i ka fshehur dot emocionet dhe lumturinë e madhe pas fitores spektakolare të Atletico Madridit në derbi ndaj Real Madridit me shifrat 5-2.

“Ne ishim të shkëlqyer që nga fillimi. Ekipi dinte çfarë të bënte që nga minuta e parë. Jam shumë i lumtur.

Ne u dhamë njerëzve lumturinë që meritonin. Është një rezultat i madh kundër rivalëve tanë”, tha Simeone.

Ndër të tjera, trajneri argjentinas pati edhe një paralajmërim për Barcelonën dhe pse jo direkt, në lidhje me Julian Alvarez. Prej kohësh përflitet se Barcelona do tentojë transferimin e sulmuesit argjetinas në verën e ardhshme.

“Unë këmbëngul, të gjithë te Atletico Madrid duhet të kujdesen për Julian Alvarez.

Klubi, stafi i trajnerëve, lojtarët, tifozët… Ky djalë duhet të qëndrojë shumë vite këtu dhe të bëjë histori me këtë klub”, shtoi Diego Simeone.



Read it all at Bota Sot