Xabi Alonso zbulon çfarë shkoi keq dhe ka një mesazh për lojtarët

- Bota Sot

Xabi Alonso zbulon çfarë shkoi keq dhe ka një mesazh për lojtarët

Në konferencën për shtyp, pas humbjes turpëruese në derbi 5:2 ndaj Atletico Madridit, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka pranuar që ekipi i tij e meritonte këtë disfatë.

“Sot nuk luajtëm mirë si skuadër, nuk ishim në nivelin që duhet të ishim. Jemi në një fazë ndërtimi, sot ishte humbja jonë e parë dhe duhet të nxjerrim përfundime nga ajo që ndodhi, por nuk ka justifikime, është një derbi dhe një humbje e merituar.

Nuk jemi të lumtur, por nuk mund të harrojmë se çfarë po bënim më parë, deri para sfidës së sotme dhe po bënim mirë.

Jemi në një gjendje progresi… mënyra se si do të reagojmë ndaj kësaj humbjeje do të jetë gjëja më e rëndësishme, në ndeshjen e ardhshme, ose kur të përballemi me një kundërshtar të fortë, siç ishte Atletico sot.

Nuk do të ishim të zgjuar nëse nuk do të ishim të aftë të nxjerrim pozitiven nga dhimbja dhe humbja që patëm sot”, tha Alonso.



Read it all at Bota Sot