Skuadra e Sunderlandit ka shënuar një tjetër fitore të madhe në javën e gjashtë në Premier League ndaj Nottingham Forest me shifrat 0:1.
Granit Xhaka, kapiteni i klubit anglez bëri asistim në këtë përballje.
Pas ndeshjes, mesfushori shqiptar u shpreh tejet i lumtur që është pjesë e kësaj skuadre.
“E dinim se do ishte ndeshje e vështirë këtu.
Por çfarë mentaliteti tregoi skuadra sot. Tifozët ishin fantastik dhe duhej të fitonim për ta.
“Skuadra e Nottinghamit sigurisht ishte më e mirë se ne sot.
Por futbolli nuk është kush luan më mirë apo kush shënon më shumë gola. Jam shumë i lumtur që fituam.
Këta djelmosha janë duke ma bërë jetën më të lehtë.
Po vrapojnë, s’po ndalen. Jemi vetëm në fillim dhe ka ende shumë për të ardhur”, u shpreh Xhaka
Sunderland ka grumbulluar 11 pikë në gjashtë ndeshje dhe gjendet në pozitën e katërt në tabelë.