Me mendjen te Barcelona, por PSG nuk fal në kampionat.

- Bota Sot

Me mendjen te Barcelona, por PSG nuk fal në kampionat.

PSG ka bërë detyrën në Ligue 1, duke mundur në “Parc des Princes” 2:0 Auxerre. Ishte Ilya Zabarnyi i transferuar në merkaton e fundit që zhbllokoi rezultatin në minutën e 32-të, ukrainasi shënon golin e parë me fanellën e PSG-së, pas asistit të Vitinha.

Në minutën e 54-të, shënon një tjetër mbrojtës për parizienët.

Këtë herë ishte Lucas Beraldo, i cili shënoi me kokë, pas asistit të Mayulu. PSG fiton 2-0 dhe tani kryeson e vetme në Ligue 1 me 15 pikë në 6 ndeshje. Sfida e radhës? Në mesjavë në Champions League ndaj Barcelonës.

Në La Liga, Villarreal mundi në shtëpi 1-0 Athletic Bilbao-n. Golin e vetëm për “Nëndetësen e verdhë” e shënoi Moleiro në minutën e 78-të, me një goditje të fuqishme brenda zonës. Pas kësaj fitoreje, Villarreal ngjitet në vendin e tretë me 16 pikë, Athletic Bilbao mbetet në vendin e 8-të me 10 pikë.

Në Premier League, Tottenham barazoi 1-1 në shtëpi nga Wolves. Golin e parë të takimit e shënoi Santiago Bueno në minutën e 54-të. Golin e barazimit për londinezët e shënoi Joao Palhinha në minutën e 90+4, me një goditje plot klas në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Pas 5 humbjeve rresht, Wolves merr pikën e parë për këtë sezon. Tottenham mbetet në vendin e tretë me 11 pikë.



Read it all at Bota Sot