Skuadra e Tottenham Hotspur nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Wolves, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Premier League.
Ishin sekondat e fundit të ndeshjes, ku skuadra vendase barazoi shifrat në 1:1.
Mesfushori portugez, Joao Palhinha shënoi një gol të bukur për ta barazuar rezultatin.
Golin e parë në këtë përballje e shënoi Bueno.
Me këtë barazim, ekipi i Thomas Frank shkon në kuotën e 11 pikëve në pozitën e tretë.