Chivu: Cagliari skuadra më e gjatë e Europës

- Bota Sot

Chivu: Cagliari skuadra më e gjatë e Europës

Inter vazhdon momentin pozitiv me fitoren 0-2 në transfertë ndaj Cagliarit, falë golave të Lautaro Martinez dhe Pio Espozitos, duke arritur suksesin e tretë radhazi mes kampionatit dhe Champions League.

Pas ndeshjes, trajneri zikaltër Christian Chivu foli për “Sky Sport”, duke analizuar paraqitjen e skuadrës dhe duke ndalur vëmendjen tek i riu Francesco Pio Esposito.

Ndeshja – “Cagjiari na vuri në vështirësi, sepse u paraqit me një modul ndryshe nga sa prisnim.

Parimet tona megjithatë nuk ndryshuan. Ishte e rëndësishme ta zhbllokonim shpejt, pastaj patëm momente vuajtjeje, sepse ata morën kurajë. Në fund e mbyllëm dhe jemi të kënaqur me fitoren.”

Pio Espozito – “Duhet të ecim me kujdes, është një 2005 dhe nuk duhet harruar. Ka cilësi, i njeh të gjithë, por ka ende shumë hapësira për t’u përmirësuar. Të them të drejtën, po më surprizon edhe mua. Lufton për skuadrën, nuk ka frikë nga asgjë dhe ka gjakftohtësi para portës. Jam i lumtur që u zhbllokua, tani është më i qetë.”

Momentet e rrezikut – “Ne kemi goditur dy herë shtyllën, më pëlqen të flas më shumë për ato sesa për rastet e tyre. E dinim që Kaljari është skuadra më e gjatë e Europës dhe e kishim përgatitur këtë aspekt, por me ndryshimet humbëm pak centimetra. Gjithsesi, e rëndësishme ishte të mos pësonim gol.”

Ad 

Compare Spreads: Bitcoin vs Ethereum CFDsIC Markets

Benefits of Trading Bitcoin CFDsIC Markets

Mesfusha – “Barela, Çalhanoglu dhe Mkhitarjan bënë ndoshta paraqitjen më të mirë këtë sezon, sidomos në qarkullimin e shpejtë dhe mbulimet. Por unë kam shumë alternativa: Zielinski, Suçiç, Diuf. Të gjitha këto më vendosin përballë zgjedhjeve të vështira në çdo ndeshje.”

Lautaro – “E mbrojtja në stërvitje dhe më shënoi… nuk kam gjë për të shtuar,” tha me humor trajneri zikaltër.



Read it all at Bota Sot