Arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari” një person që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar

- Bota Sot

Arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari” një person që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se është arrestuar një person i cili po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.

Sipas Policisë, i pandehuri u arrestua të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi po kërkohej nga autoritetet italiane.

“Aeroporti Adem Jashari / 27.09.2025 – 09:54.

Bazuar në kërkesën e autoriteteve policore Italiane, është arrestuar i dyshuari m/k dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. 



Read it all at Bota Sot