Bayerni synon mbrojtësin e Anglisë

- Bota Sot

Bayerni synon mbrojtësin e Anglisë

Beteja për mbrojtësin e Anglisë, Mark Guehi, është ndezur sërish dhe sipas SPORT BILD, Bayerni do të “hedhë gjithçka në peshore” për të triumfuar ndaj Liverpulit dhe të tjerëve në këtë garë!

Mbrojtësi është nën kontratë me Kristal Palas vetëm deri në verën e vitit 2026 dhe e bëri të qartë në merkaton e fundit se nuk dëshironte të rinovonte. Për këtë arsye, Liverpul kishte arritur një paketë marrëveshjeje me vlerë rreth 47 milionë euro me Palas në ditën e fundit të merkatos.

Por trajneri Oliver Glasner bllokoi largimin, pasi klubi nuk do të kishte mundur të gjente një zëvendësues në një kohë kaq të shkurtër. Brajton kishte arritur një akord me brazilianin Igor Zhulio, por ai zgjodhi të kalonte tek Uest Hem në momentet e fundit. Si pasojë, marrëveshja për Guehi dështoi në orët e fundit të merkatos.

Në podkastin e BILD, u zbulua se Bajerni i Mynihut do të bëjë një tjetër përpjekje për të transferuar qendërmbrojtësin. Arsyeja: e ardhmja e liderit të mbrojtjes, Kim Min-zhae, mbetet e paqartë. Nëse ai largohet, Bajerni e sheh Guehin si zëvendësuesin ideal.

“Ky është një nga lojtarët që Bajerni e do me të vërtetë nëse Kim shitet verën e ardhshme,” tha kryeredaktori i futbollit te BILD, Kristian Falk.

“Duhet thënë se Bajerni duhet të nxitojë-Liverpul dhe Palas madje u morën vesh për një marrëveshje në këtë merkato. 40 milionë do të kishte qenë tarifa e transferimit.” Marrëveshja gati sa nuk u finalizua, po të mos kishte ndërhyrë trajneri Glasner.

Një fat i mirë për Guehi? Falk: “Kam dëgjuar gjithashtu që ai do të preferonte një kalim te Real Madrid.” Liverpul bëri përforcime të mëdha këtë verë me Florian Virtz, Aleksander Isak dhe Hugo Ekitike vetëm Guehi i shpëtoi atyre nga duart. Megjithatë, klubi nga Anfild mbetet favorit për të nënshkruar me të.

Por, duke nisur nga 1 janari, Guehi do të ketë të drejtë të bisedojë me klubet e huaja për një transferim të lirë. Kjo i hap derën Bajernit dhe Real Madridit.



Read it all at Bota Sot