Flamurtari kërkon kthesën ndaj kampionëve

- Bota Sot

Flamurtari kërkon kthesën ndaj kampionëve

Mbrëmjen e sotme do të luhen dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 5-të të Superiores.

Sfida mjaft interesante pritet të jenë në Vlorë dhe Shkodër.

Flamurtari do të kërkojë kthesën në kampionat.

Vlonjatët do të presin në “shtëpinë e re” Egnatian kampione, kundër të cilëve pritet të jetë mjaft e vështirë për të shkuar te 3 pikët.

Në krahun tjetër, Vllaznia e ka disi më të lehtë në letër, përballë Vorës.

Megjithatë në fushë Vora deri më tani ka treguar karakter, duke u bërë problem për të gjithë kundërshtarët ndaj të cilëve ka luajtur.

Këto dy sfida do të luhen paralelisht, duke nisur prej orës 19:00.



Read it all at Bota Sot