Webster: Synimi ynë është të qëndrojmë në krye të tabelës

- Bota Sot

Webster: Synimi ynë është të qëndrojmë në krye të tabelës

Shkëndija të dielën në Tetovë takohet me Sileksin e Kratovës, derisa për mediat ka folur mbrojtësi, Ronaldo Webster. 

Ndeshja Shkëndija-Sileksi luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:00.

“Ekipi është i përgatitur mendërisht për këtë përballje.

Sepse e patë çfarë ndodhi vitin e kaluar.

Pra, ne jemi të përgatitur mentalisht dhe fizikisht për këtë duel.

Dhe do ta shihni. Nesër do të japim maksimumin në këtë derbi.

Sepse, e dini, synimi ynë është të qëndrojmë në krye të tabelës. Dhe këtë do ta bëjmë”, tha futbollisti.

Fitoret minimale, por me vlerë…

Ronaldo Webster: “Po, sigurisht. Ne kemi nisur fazën përgatitore që në qershor, para të gjithëve në ligë.

Është e vështirë, por ky është shpirt kampioni, të fillosh që në qershor.

Tani jemi në shtator dhe ende po fitojmë ndeshje.

Nuk ka rëndësi nëse është 1:0 apo 5:0. Është shpirt kampioni që po tregojmë. Çfarëdo që të thonë të tjerët, ne po fitojmë, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Lodhja nga udhëtimet me kombëtaret…

Ronaldo Webster: “Sigurisht.

Por gjithçka ka të bëjë me përgatitjen mendore. Ne përgatitemi mentalisht.

Ne e duam këtë. Udhëtojmë vazhdimisht për të qenë me kombëtaren, e më pas kthehemi për të luajtur ndeshjet e rëndësishme në kampionat.

Është gjithçka çështje e gatishmërisë mendore. Ne bëjmë atë që duhet të bëjmë. Nuk ka lidhje edhe nëse kemi 15 orë udhëtim, ne bëjmë atë që duhet të bëjmë dhe kthehemi për të luajtur”.

Fitojmë sot…

Ronaldo Webster: “Njëqind për qind.

Do ta shihni, ne do të sjellim ndeshjen tonë më të mirë nesër. Më e rëndësishmja janë tre pikët, dhe ato do t’i marrim sot”.



Read it all at Bota Sot