Reali përgatite super ofertën për Vitinha-n

- Bota Sot

Reali përgatite super ofertën për Vitinha-n

Real Madridi raportohet se është i interesuar për Vitinha-n e PSG-së.

24-vjeçari konsiderohet nga mesfushorët më premtues në Evropë, duke qenë lojtar kyç te Paris Saint-Germain.

Vendi i tretë në garën për Topin e Artë 2025 konfirmon nivelin e tij elitar.

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, e sheh mesfushorin portugez si plotësuesin ideal për Tchouamenin dhe Camavingën.

Klubi madrilen është i gatshëm të ofrojë deri në 100 milionë euro, por PSG ka bërë të qartë se nuk do të negociojë nën këtë shumë, pasi lojtari ka kontratë deri në vitin 2029.

Një klauzolë lirimi prej 90 milionë eurosh hyn në fuqi në verën e vitit 2026, çka mund të bëjë që transferimi të shtyhet deri atëherë. Megjithatë, dëshira e lojtarit për të veshur fanellën e bardhë mund të ndikojë në përshpejtimin e marrëveshjes.

Interesimi i Real Madridit për Vitinhan është serioz, por vendimtare do të jetë qëndrimi i PSG-së dhe vetë lojtari.



Read it all at Bota Sot