Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, fituesi i Kupës së Malit të Zi, çuditi të gjithë në Mal të Zi në futboll.
As laiku më i madh nuk e ka pritur se Deçiqi në stadiumin “Besa” do të pësoi humbje nga skuadra që po kalon formën më të dobët në kampionat, Bokeli i Kotorit.
Bokeli ka shënuar fitoren e parë në javën e nëntë dhe në konak të skuadrës shqiptare me rezultat 2:0.
Ky ekip ka një fitore, tre barazime e pesë humbje, por kësaj radhe shkaktoi senzacion në stadiumin “Besa”.
“Sutjeska e rriti epërsinë në krye të tabelës, ndërsa Deçiqi i vendit të dytë nuk e pati natën e vet, u "nokautua" nga Bokeli në mes të Tuzit”, shkruan mes të tjera media malazeze “Vijesti”.
Golat i realizuan Igor Poçek (20’), Fatih Mukoviq (79’).
Deçiqi renditet në vend të dytë me 14 pikë, tre më pak se lideri Sutjeska dhe Bokeli është në fund të tabelës (i dhjeti) me 6 pikë.