Sunderlandi po fluturon lart në këtë sezon të Premier Ligës, dhe pas fitores ndaj Nottingham Forest, Granit Xhaka, i cili mbërriti në verë nga Leverkuseni dhe menjëherë u bë kapiten, foli me Sky Sports UK për arsyet që e sollën në Angli:
“Para së gjithash, projekti.
Ata më donin këtu për përvojën time, lidershipin tim dhe atë që mund t’i sjell ekipit.
Po përpiqem ditë pas dite, javë pas jave, t’u tregoj djemve se sa profesional duhet të jesh në këtë nivel.
Ata ma bëjnë jetën më të lehtë.
Edhe në moshën time, ata vrapojnë, luftojnë, mentaliteti që ka kjo skuadër është i pabesueshëm.
Ka ende shumë për të bërë, por para së gjithash, jam i lumtur që jam këtu, me këtë ekip dhe këtë klub”.