Rabio: Jam i lumtur te Milani, po lind diçka e madhe

- Bota Sot

Rabio: Jam i lumtur te Milani, po lind diçka e madhe

Adrien Rabio duket i kënaqur me periudhën e tij të parë te Milan.

Mesfushori francez theksoi se është mirëpritur ngrohtësisht nga shokët e skuadrës, stafi dhe tifozët, duke e bërë adaptimin e tij të lehtë dhe të këndshëm.

Për ndeshjen e ardhshme kundër Napolit, Rabiot tha se kjo është një mundësi për të treguar forcën dhe karakterin e ekipit, por shtoi se është ende herët për të folur për tituj, pasi kampionati sapo ka filluar.

Ai e vlerësoi trajnerin Masimiliano Alegri si një udhëheqës të fortë dhe të aftë për të krijuar një skuadër të bashkuar. Alegri ka integruar me sukses lojtarë të rinj dhe ka sjellë një mentalitet të ri te ekipi.

Mesfushori francez e konsideron mesfushën e Milanit një nga më të mirat në Itali dhe theksoi se fokusimi i tij kryesor është te performanca e ekipit dhe bashkëpunimi me shokët e skuadrës.

Rabiot u shpreh i bindur se po lind diçka e madhe te Milan, duke shprehur optimizëm për sezonin e ardhshëm dhe duke theksuar se ekipi ka potencial për suksese të rëndësishme.

Kur u pyet për Juventusin, ish-klubin e tij, ai tha se ka kujtime të bukura nga pesë vitet e tij atje, por tani është plotësisht pjesë e Milanit dhe do të japë gjithçka për ngjyrat e tij aktuale.



Read it all at Bota Sot