Tifogurpi i njohur “Plisat” sot kanë udhëtuar në Ferizaj, për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemrës, Prishtinën.
Një numër i konsiderueshëm, u nisen drejt qytetit të Ferizaj, por s’u lejuan të futen në stadium.
Andaj, mos lejimi i tyre për t’u futur në stadium, shkaktoi incidente dhe rrahje mes tifozëve.
Policia e Kosovës dhe organizatorët e ndeshjes, larguan gjithë tifozët nga stadiumi në mënyrë që kjo ndeshje e Superligës të zhvillohet.