Skuadra e Shkëndijes së Tetovës merr kreun e tabelës në Maqedoninë e Veriut.
Kampioni në fuqi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Sileksit të Kratovës, në takimin e javës së tetë.
Skuadra shqiptare në Tetovë ka treguar lojë të mirë dhe falë golave të futbollistëve Ibraimi (50) e Krasniqi (90+2) e mposhtën rivalin.
Shkëndija kryeson me 20 pikë por ka një ndeshje më shumë se vendi i dytë dhe i tretë Struga Trim Lum përkatësisht Vardari, të cilat, secila i ka nga 19 pikë.,
Sileksi renditet në vend të katërt me 15 pikë.