“Skifterat” e humbin durimin, kërkojnë largimin e trajnerit Ardian Nuhiu

- Bota Sot

“Skifterat” e humbin durimin, kërkojnë largimin e trajnerit Ardian Nuhiu

Humbja e Gjilanit nga Llapi i ka acaruar tej mase tifozerinë, “Skifterat”.

Tifozeria gjilanase ka reaguar ashpër pas kësaj humbje, duke kërkuar largimin e trajnerit Ardian Nuhiu.

“Asnjëherë nuk jemi përzier në punët e kryesisë dhe gjithmonë kemi pasur dhe kemi besim të plotë tek ata.

Por nga ky moment, trajneri Ardian Nuhiu është i padëshiruar për ne, nëse nuk reflekton ai.

Nëse nuk ka ndryshim, do të veprojmë në mënyrën tonë, ashtu siç dimë ne.

Askush nuk është mbi klubin e zemrës Gjilanin!”, thuhej në reagimin e tyre.



Read it all at Bota Sot