Anis Mehmeti nuk u beson syve, humbet dy raste të pastra për gol në Angli

- Bota Sot

Anis Mehmeti nuk u beson syve, humbet dy raste të pastra për gol në Angli

Anis Mehmeti kishte dje dy raste të pastra me Bristol Sitin, që barazoi 0:0 në transfertën e Preston.

Sfida ishte e vlefshme për javën e shtatë të Championship.

Në rastin e parë, Mehmeti padyshim duhet të kishte bërë më mirë.

Episodi i dytë u krijua falë aftësive të tij në zonë, por portieri kundërshtar i mohoi golin e sigurt.

Pas ndeshjes Mehmeti reagoi në rrjetet sociale. “Jam gjithmonë i pari që fajësoj veten gjithmonë. Më shumë punë për të bërë”, shkruhej në postimin e sulmuesit shqiptar.

Bristol Siti mban aktualisht vendin e katërt në kampionat. Mehmeti është në kuotën e katër golave dhe dy asistimeve duke qenë kryefjala e skuadrës së tij..



Read it all at Bota Sot