Kampionati ukrainas i futbollit dhuroi sot një derbi të mirëfilltë mes futbollistësh shqiptarë apo atyre që kanë ardhur nga Kategoria Superiore.
Në një anë rreshtohej Metalist 1925 me Ermir Rashicën dhe Peter Idoto në fushë, ndërsa Kristjan Mba ishte në pankinë.
Nga ana tjetër, ishte Kolos Kovalivka i Arinaldo Rrapajt si titullar, me Albin dhe Ilir Krasniqin që e nisnin nga pankina.
Në fund, fitorja i shkoi Metalist 1925, me Ermir Rashicën protagonist pasi dha asistin për golin e vetëm të takimit.
Me këtë fitore, ekipi i Metalist 1925 është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë në renditjen e kampionatit ukrainas, duke treguar se synimet në këtë edicion janë shumë serioze dhe nuk është rastësi që është përforcuar me shumë lojtarë gjatë merkatos së verës.