Tifozi i zjartë do të presë flokët sapo Manchester Utd të fitojë 5 ndeshje radhazi

- Bota Sot

Tifozi i zjartë do të presë flokët sapo Manchester Utd të fitojë 5 ndeshje radhazi

Frank Ilett është bërë një emër i njohur për tifozët e futbollit.

Tifozi i Manchester Utd preu flokët për herë të fundit më 5 tetor 2024, duke u zotuar se do t’i presë përsëri sapo Junajted të fitojë pesë ndeshje radhazi.

Me humbjen e djeshme kundër Brentfordit, ata mund të shpresojnë vetëm të rifitojnë formën e tyre në javën e dytë të nëntorit.

Ky skenar, siç qëndrojnë gjërat, duket shumë i komplikuar, duke pasur parasysh se “Djajtë e Kuq” përballen me Liverpullin në “Anfield”, një udhëtim i vështirë në Notingem, dhe Totenham, i cili mundi skuadrën e Amorim në finalen e Ligës Europa, sezonin e kaluar.

“Dita e 358-të që nuk i kam prerë flokët derisa Mançester Junajtid të fitojë pesë ndeshje radhazi. Jemi kthyer në zero dhe jam i shqetësuar”, tha Frank në videon e tij të përditshme që tregon progresin e tij në kujdesin e flokëve.

Pas gjashtë ndeshjeve në Premier Ligë, Mançesteri renditet i 14-ti me shtatë pikë nga dy fitore, një barazim dhe tre humbje.

Pas ndeshjes kundër Brentford, trajneri Ruben Amorim tha se nuk ishte i shqetësuar për të ardhmen e tij si trajner i “Djajve të Kuq”.

“Nuk është vendimi im. Do të bëj më të mirën çdo minutë që jam këtu,” tha pas ndeshjes Amorim.



Read it all at Bota Sot