Finish dramatik, Barcelona triumfon dhe merr kreun në Spanjë

- Bota Sot

Finish dramatik, Barcelona triumfon dhe merr kreun në Spanjë

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Sociedadit.

Një fitore me përmbysje dhe një finish dramatik.

Barcelona ka dominuar përballjen me Sociedadin dhe në bazë të rasteve fitorja ka mundur të jetë më e thellë.

Futbollisti Lamine Yamal u kthye nga lëndimi duke dhuruar lojë të madhe.

Yamal ka asistuar në golin e dytë ku shënoi sulmuesi polak Lewandowski.

Për Barcelonën shënuan Kounde (43) e Lewandowski (59) dhe për Sociedadin Odriozoka (31).  

Në minutën e 84-të Barcelonën e shpëtoi shtylla nga goditja e Kubos dhe në anën tjetër Lewanndowski në kundërpërgjigje nga 7-8 metra goditi traversën.

Barcelona kryeson me 19 pikë, e ndjekur nga Real Madridi me 18, Villareal 16, Elche 13, Atletico Madridi 12, Espanyol 12 etj. ndërsa Sociedadi e zë vendin e 17-të me 5 pikë.



Read it all at Bota Sot