Arsim Abazi jep dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Ferizajt

- Bota Sot

Arsim Abazi jep dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Ferizajt

Arsim Abazi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të Ferizajt pas humbjes me rezultat 5:0 nga Prishtina, në ndeshjen e javës së shtatë të elitës së futbollit të Kosovës. 

Ferizajasit si vendas pësuan humbjen me të thellë në edicionin e sivjetshëm dhe ishte e pesta rresht, ku ekipi renditet në fund me 6 pikë.

“Faleminderit trajner Arsim Abazi.

FC Ferizaj përmes këtij njoftimi dëshiron të informoj publikun se sot pas ndeshjes kundër Prishtinës, kryetrajneri Abazi dhe stafi i trajnerëve kanë ofruar dorëheqjet e tyre.

Presidenti i klubit Lulzim Abazi  dhe drejtori sportiv, Genc Hyseni, në takimin e mbajtur pas zhvillimeve të fundit, e kanë pranuar vendimin e Arsim Abazit dhe stafit, pavarësisht se mbështetja ndaj tyre ishte e palëkundur. 

Kësisoj, FC Ferizaj e falenderon kryetrajnerin e deritashëm, Arsim Abazi dhe stafin e tij për kontributin e tyre të çmuar në pankinën tonë. 

Me të si trajner, FC Ferizaj arriti të inkuadrohet në Superligë dhe ishim pretendent i fuqishëm për të siguruar një vend në kualifikimet për garat evropiane. 

FC Ferizaj i uron shumë shëndet e suksese trajnerit Abazi, duke theksuar se ai do të mbetet përherë pjesë e rëndësishme e historisë së klubit”, njofotn FC Ferizaj.



Read it all at Bota Sot