Media kroate jep lajmin shqetësues për lojtarin shqiptar para sfidës me Serbinë

- Bota Sot

Media kroate jep lajmin shqetësues për lojtarin shqiptar para sfidës me Serbinë

Dinamo e Zagrebit e ka mposhtur me rezultat 4:1 Slaven Belupon, në ndeshjen e javës së tetë të elitës së futbollit kroat. 

“Ekipi i Dinamos festoi me golat e Arbër Hoxhës, Sandro Kulenoviqit, Monsef Bakrarit dhe Mateo Lisicës, ndërsa goli i vetëm për mysafirët u shënua nga Adriano Jagushiq”, shkruan media kroate “Index”.

“Arbër Hoxha luajti një tjetër ndeshje të madhe.

Megjithatë, Mario Kovaçeviq e zëvendësoi Hoxhën në pjesën e parë, dhe Mateo Lisica hyri në lojë në vend të tij. 

Është konfirmuar se Hoxha u largua nga loja për shkak të një dëmtimi, përkatësisht sepse ndjeu një tendosje të muskujve. Ekzaminimet e ardhshme do të tregojnë nëse është vetëm një tendosje apo diçka tjetër”, - shkruan më tej.

Një lajm shqetësues për kombëtaren e Shqipërisë në prag të ndeshjes me Serbinë, e cila luhet me 11 tetor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
 



Read it all at Bota Sot