Pas Moskës, edhe Bjellorusia kërcënon NATO-n, Lukashenko: Rrëzimi i avionëve tanë do të marrë përgjigje të menjëhershme

- Bota Sot

Pas Moskës, edhe Bjellorusia kërcënon NATO-n, Lukashenko: Rrëzimi i avionëve tanë do të marrë përgjigje të menjëhershme

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko ka dënuar ashpër deklaratat e fundit të NATO-s në lidhje me planet për të rrëzuar avionë rusë ose bjellorusë, duke i etiketuar ato “budallallëqe dhe të pamenduara” dhe duke paralajmëruar se çdo veprim i tillë do të përballet me një përgjigje “të menjëhershme”.

Lukashenko pretendoi se Minsku e kishte paralajmëruar Poloninë në lidhje me dronët që kaluan hapësirën e tyre disa ditë më parë.

“Ata madje u habitën që i njoftuam. Pra, a do të rrëzojnë aeroplanët, helikopterët tanë apo ata rusë për shkak të kësaj? Nuk mund të veprosh kështu; fqinjët nuk veprojnë në atë mënyrë”, deklaroi ai.

Më herët, ambasadori rus në Francë deklaroi hapur se në rast se vendet e NATO-s do të rrëzonin avionët e Moskës përgjigjja do të ishte luftë.



Read it all at Bota Sot