Joao Neves është transferimi i ëndrrave i Guardiolës, por PSG qëndron i vendosur

- Bota Sot

Joao Neves është transferimi i ëndrrave i Guardiolës, por PSG qëndron i vendosur

Manchester City ka identifikuar mesfushorin e Paris Saint-Germain, Joao Neves, si objektivin kryesor të trajnerit Pep Guardiola për përforcimin e repartit të mesfushës.

Pas një sezoni debutues të jashtëzakonshëm me PSG, ku ndihmoi skuadrën të fitojë tripletën, Neves ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve evropianë.

Ai gjithashtu u rendit në vendin e 19-të në listën për Topin e Artë 2025, ndërsa bashkëlojtari i tij Ousmane Dembele u shpall fitues i çmimit.

Guardiola e sheh 21-vjeçarin portugez si partnerin ideal për Rodrin në qendër të mesfushës, dhe Man City po përgatit një ofertë të fuqishme prej 120 milionë euro për ta bindur PSG-në, raportojnë mediat britanike.

Megjithatë, klubi francez, nën drejtimin e Luis Enrique, e konsideron Neves si një element kyç për të ardhmen dhe nuk ka ndërmend të shqyrtojë asnjë ofertë për të.

Në sezonin 2024/25, Joao Neves regjistroi 7 gola dhe 10 asistime në 59 ndeshje në të gjitha garat, duke u shndërruar në një nga talentet më të spikatur të futbollit evropian. 



Read it all at Bota Sot