Protestë paqësore në mbështetje të ish-policit Arbnor Spahiu

- Bota Sot

Protestë paqësore në mbështetje të ish-policit Arbnor Spahiu

Familja Spahiu njofton se sot nga ora 12:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të organizohet një protestë paqësore në mbështetje të ish-policit Arbnor Spahiu, i cili po mbahet padrejtësisht në paraburgim në Serbi.

Në njoftimin e dërguar për media, familja Spahiu ka theksuar se qëllimi i protestës është të ngritët zëri kundër padrejtësisë, si dhe të kërkohet reagim më i fuqishëm nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për lirimin e Arbnorit.

“Kjo protestë ka për qëllim t’u bëjë thirrje institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të ngrisin zërin kundër padrejtësisë me të cilën Arbnori dhe familja e tij po përballen tash e katër muaj,” thuhet në thirrjen publike të familjes.

Lajmi për protestën vjen pak ditë pasi Gjykata në Serbi ka vendosur që t’ia vazhdojë paraburgimin edhe për tre muaj të tjerë Arbnor Spahiut, i cili ishte arrestuar 7 qershor 2025 në territorin serb. 



Read it all at Bota Sot