Mehmeti iu bashkohet Tiranes

- Bota Sot

Mehmeti iu bashkohet Tiranes

Te Tirana kanë bërë një tjetër afrim. Donat Mehmeti është futbollisti më i ri që ka nisur stërvitjen me kryeqytetasit, teksa pritet nga klubi një konfirmim mbi këtë lëvizje. 

19- vjeçari është një nga talentet e futbollit në Kosovë dhe për të është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij. Mehmeti do të ketë mundësinë të luajë me lojtarë profesioniestë dhe me eksperiencë, të cilët pritet ta ndihmojnë që të rritet.

Roli i 19-vjeçarit në fushë është ai i qendërsulmuesit.

Një pozicion që te Tirana mund të gjejë minuta dhe ku shpreson të lërë gjurmë. Gjithsesi mbetet të shihet nëse do t’ia dalë të fitojë besimin e Bordin dhe të fitojë minutat e dëshiruara në fushën e lojës.  



Read it all at Bota Sot