Alonso harron derbin e Madridit dhe fokusohet te Champions

- Bota Sot

Alonso harron derbin e Madridit dhe fokusohet te Champions

Me mesazhe shumë të qartë dhe shumë i vendosur në ato që deklaronte.

Kështu u shfaq Xabi Alonso në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së KampionEve kundër Kairat Almati.

Trajneri shprehu dëshirën e tij për ta lënë pas atë që ndodhi kundër Atlétikos në “Metropolitano” dhe kërkoi që të gjithë të përqendrohen në ndeshjen e së martës për të shmangur çdo surprizë pas humbjes së dhimbshme.

“Qoftë në fitore apo në humbje, ndjenja duhet të zgjasë 24 orë. Duhet ta kthejmë faqen. Jemi në Ligën e Kampioneve. Në 24 orët pas ndeshjes, je pak i varur, por ne tashmë po mendojmë për “Champions”. Nuk duam të humbasim asnjë pikë të rëndësishme”, deklaroi në fillim ai.

Më pas trajneri është përqëndruar te skuadra e Realit, te të mirat, por edhe dobesotë që ata treguan në ndeshjen e fundit.

“Çdo ndeshje më tregon gjëra. Më pëlqen të analizoj veten për të parë se si jemi përgatitur dhe si kanë shkuar gjërat, në mënyrë që të mund të marr vendime për të ardhmen. Me lojtarët që kemi, mund të bëjmë gjëra të tjera. Kemi shumë mundësi në mesfushë, si dhe me anësorët. Dita tjetër nuk shkoi siç e prisnim, por për atë që do të ndodhë, kemi shumë mundësi, Dhe padyshim që fundi i ka takuar skuadrës kundërshtare dhe sidomos largësisë dhe orëve të tejzgjatura të udhëtimit.

“Duhet të përshtatesh. E kemi ndryshuar pak planin e zakonshëm, por në futboll, skuadra më e zgjuar është ajo që di si të përshtatet më mirë. Pasi filluam me një fitore, duam ta zgjerojmë më tej. Është hera e parë që marrin pjesë, një ekip i mirë që po i bën gjërat siç duhet dhe do të na sfidojë. I kemi parë ndeshjet e tyre, kundër Seltik, dhe Sporting. Ata kanë një bërthamë të formuar mirë, me opsione të ndryshme sulmuese. dhe rekomandimi për ekpin e tij.

“Do të dalim me njëmbëdhjetë lojtarë, dhe ata janë njëmbëdhjetë lojtarë të Real Madridit. Do të jetë një ekip konkurrues për të luajtur kundër një ekipi që debuton në Ligën e Kampionëve, dhe ata do të kërkojnë një nivel të lartë loje nga ne.

“Luaj mirë, bëj presion të mirë, mbro mirë, sulmo mirë… Me formën tonë, me këdo që del, do të jetë një ndeshje konkurruese. Kairat është i organizuar mirë dhe ka një vrull të mirë. Do të duhet ta marrim seriozisht që nga fillimi”.



Read it all at Bota Sot