Rafael Benítez, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, foli mbi barazimet e Juventusit:
“Nuk është shenjë e mirë, por fakti që nuk humbet e bën gotën gjysmë plot. Kundër Borussia Dortmundit u duk i humbur, por tregoi guxim në fund. Edhe me Atalantën ishte në disavantazh, por e rimori ndeshjen.
Këto janë sinjale që vlejnë. Vlahovic shënon kur duhet, Koopmeiners po rikthehet me vazhdimësi”.
Mbi Villarrealin: “Nuk është kundërshtar i lehtë.
Kam respekt për Marcelino, e di që do ta përgatisë mirë ndeshjen.
Netë të tilla janë sprovë. Në Spanjë, Juventusi mund ta kuptojë rolin e vet real në Europë, ndoshta edhe në kampionat”.
Për rastin De Bruyne në “San Siro”: “Unë nuk do ta bëja çështje. Janë reagime të çastit, pas një dite gjithçka harrohet. Conte nuk do heqë dorë prej tij”.