Mourinho takon rastësisht një pjesëtare të stafit të Chelseat

- Bota Sot

Mourinho takon rastësisht një pjesëtare të stafit të Chelseat

Chelsea sonte do të pres Benfican në ndeshjen e fazës së dytë të Ligës së Kampionëve.

Kjo do të jetë edhe një rikthim i këndshëm për Jose Mourinhon te ish-skuadra e tij, pasi që ka qenë trajner i “Bluve” në periudhat 2004-2007 dhe 2013-2015.

Për Mourinhon, kjo është ndeshja e parë që nga viti 2020 që do të menaxhojë në Ligën e Kampionëve.

Pas konferencës për shtyp, Mourinho rastësisht takoi një pjesëtare të stafit te Chelseat, ku shkoi të takonte atë dhe më pas e përqafoi.

Kujtojmë se ndeshja Chelsea-Benfica, pritet të zhvillohet sonte në “Stamford Bridge”, me fillim në orën 21:00.



Read it all at Bota Sot