Flick e vlerëson lart PSG-në

- Bota Sot

Flick e vlerëson lart PSG-në

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick e ka shprehur konsideratën e madhe për Paris Saint-Germainin.

Dy gjigantët evropianë do të përballen mes vete nesër mbrëma në ndeshjen kryesore të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

“Nuk do të jetë e lehtë nesër sepse atyre u pëlqen të bëjnë shumë presion.

Ata dinë si të dominojnë me topin. Nesër duhet të luajmë në nivelin tonë më të lartë që nga fillimi.

Kjo është Liga e Kampionëve”, deklaroi trajneri gjerman në konferencë për shtyp.



Read it all at Bota Sot