Real Madrid luan në Kazakistan pas disfatës në La Liga

- Bota Sot

Real Madrid luan në Kazakistan pas disfatës në La Liga

Nuk mund të kishte kohë më të keqe për këtë udhëtim.

Yjet e Realit u detyruan të përballonin një fluturim prej 8 orësh deri në qytetin Almati të Kazakistanit, për të luajtur ndeshjen e sotme në Champions, dhe ata u ngjitën në bordin e avionit vetëm 24 orë pas katastrofës në derbin me Atletikon.

Futbollistët e shquar madrilenë iu drejtuan hollit të hotelit me fytyra të mërzitura dhe tepër serioze, duke e ditur mirë se tifozët e tyre presin një reagim të shpejtë e të plotë.

Besohet se moralin e Mbapesë, Vinisiusit, Kurtuasë, Gylerit apo Belinghamit nuk e rriti as pritja me emocione të forta që tifozët kazakë ua ofruan kur arritën në hotel, dhe pastaj edhe në mbrëmje.

Gjithsesi, në fushën e një ekipi debutues në Champions, prej 15 herë kampionëve pritet vetëm fitorja.

Gjithsesi, trajneri Shabi Alonso ka probleme me dëmtimet sidomos në mbrojtje. Karvahal u dëmtua në derbi, por ishte që më parë I pezulluar në Ligën e Kampionëve, ndërsa Aleksandër-Arnold, Rydiger dhe Mendi janë të dëmtuar.

Edhe Militao pësoi dëmtim të shtunën, pra nuk luan, ndërsa Kairat ka krizë në portë me dy portierët të dëmtuar. Shabi Alonso u pyet nëse mentaliteti ishte problem në humbjen e derbit dhe mund të jetë sërish.

“Mendoj se qoftë një humbje, qoftë një fitore, duhet të vazhdojë të ndikojë vetëm 24 orë pas ndeshjes. Padyshim që kemi bërë analizat tona. Nuk mendoj se kishim probleme vetëm për sjelljen e lojtarëve në fushë. Kishim edhe problem me ritmin, kishim probleme taktike, çështje të lojës dhe ne I analizuam ato.

Këto janë gjëra që duhet t’i përmirësojmë, përsa I përket përfundimit të aksioneve, ritmit, për të konkurruar më mirë. Tashmë, 24 orë kanë kaluar me kohë, dhe ne kemi nxjerrë përfundimet tona. Tani jemi në Champions dhe duam fitoren këtu në Almati”.

Reali pësoi të shtunën disfatën tepër të rëndë me shifrat 5-2 në derbin ndaj Atletikos në “Uanda Metropolitano”, dhe kjo humbje I kushtoi kreun e renditjes në La Liga, ku u ngjit Barcelona.



Read it all at Bota Sot