Barcelona optimiste

- Bota Sot

Barcelona optimiste

Te Barcelona po vazhdojnë bisedimet për rinovimin e kontratës së mesfushorit holandez, Frenkie de Jong.

Drejtori sportiv i klubit, Deco, në një intervistë për “Mundo Deportivo” është shprehur optimist, duke theksuar se lojtari po e shijon shumë qëndrimin në “Camp Nou” dhe se të dyja palët kanë të njëjtin qëllim – vazhdimin e bashkëpunimit.

Kontrata aktuale e De Jong skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, por sipas Decos, mesfushori është i bindur se Barcelona është vendi ku ai mund të garojë për trofe.

“Pjekuria e tij si lojtar dhe si person është e dukshme.

Ai dëshiron të qëndrojë këtu jo vetëm sepse është Barcelona, por sepse sheh mundësinë për të fituar tituj.

Për klubin, Frenkie është një lojtar kyç për projektin aktual dhe për vitet e ardhshme”, ka deklaruar Deco.

I pyetur nëse marrëveshja është afër, drejtori sportiv i Barcelonës u përgjigj shkurt: “Po”.



Read it all at Bota Sot