Sulmuesi i Kairat nuk e dinte se do luante në Champions:

- Bota Sot

Sulmuesi i Kairat nuk e dinte se do luante në Champions:

Nuk është ndeshja e madhe e ditës, por është sigurisht më interesantja, ndeshja klasike Davidit kundër Goliathit që merr përmasa edhe më epike në Champions League.

Pas një fluturimi prej nëntë orësh, Real Madrid ka mbërritur në Kazakistan, ku do të përballet me Kairat Almaty, ekipin më të vogël dhe më pak të njohur në këtë sezon të Champions-it.

Ka një ndryshim të madh në çdo aspekt, duke filluar nga ai financiar, por motivimet që i shtyjnë dy klubet janë identike, me ndryshimin e vogël se disa në Almaty nuk e dinin se mund të kualifikoheshin për në Europë përmes pozicionimit në kampionat.

Është historia e çuditshme e Edmilson, i cili e gjeti veten papritur në Champions League sepse nuk i njihte me rregullat e kampionatit të ri që e mirëpriti në qershor.

Historia e tij u tregua në një raport të hollësishëm nga The Athletic që nxori në pah figurat kryesore të klubit, duke filluar me vetë sulmuesin, i cili u bë golashënuesi i parë i ekipit në kompeticioninmë të rëndësishëm europian për klube, pikërisht atë në të cilën mendonte se nuk mund të luante.

Për habinë e tij të madhe, sulmuesi zbuloi se do të luante në Champions, një faktor që nuk e kishte llogaritur kur pranoi të largohej nga Celje në qershor për në Kazakistan.

Si shumë njerëz, Edmilson nuk e dinte që Kairat mund të luante në Europë pavarësisht se i përkiste një kombi të vendosur fizikisht në Azinë Qendrore: ata kanë qenë anëtarë të UEFA-s që nga viti 2002, dhe me sa duket braziliani nuk i kishte ndjekur arritjet e Astana-s mes viteve 2015 dhe 2016, skuadra e parë kazake që mori pjesë në fazën finale të Champions League.

Për habinë e tij të madhe, ai e gjeti veten duke qenë dëshmitar i shortit që i dhuruan ndeshje të nivelit të lartë si ato kundër Real Madrid-it dhe Inter-it në San Siro – një arritje e paimagjinueshme vetëm pak muaj më parë.

Edmilson nuk kishte turp të pranonte se deri në qershorin e kaluar, nuk dinte asgjë për futbollin që do të haste në vendin e ri, por arriti të integrohej sa më mirë që mundi, pavarësisht disa vështirësive fillestare.

“Trupi im ishte shumë i ndryshëm; ndihesha sikur nuk isha mjaftueshëm i fortë për të garuar në stërvitje”, tha ai, duke shtuar se vuante edhe nga rrjedhja e gjakut nga hunda për rreth një muaj për shkak të ajrit të thatë të qytetit.



Read it all at Bota Sot