Jurgen Klopp ka hedhur poshtë çdo zë për një rikthim të mundshëm në pankinë.
Në një intervistë për The Athletic, ish-trajneri i Liverpoolit u shpreh se nuk ka aspak mall për profesionin që e bëri të njohur në gjithë botën.
“Nuk më mungon asgjë nga jeta si trajner. Në një moment kuptova se nuk doja më të isha në pankinë.
A do të ndodhë që të mos e bëj kurrë më?
Për momentin kjo më duket si mundësia më e madhe. Por kurrë mos thuaj kurrë, jam 58 vjeç.
Nëse në moshën 65-vjeçare do të kem dëshirë të rikthehem, njerëzit do të thonë ‘po ti the se nuk do të trajnoje më kurrë’. Por sot, kjo është ajo që mendoj”, deklaroi gjermani.
Në ditët e fundit nga Arabia Saudite u përfol për një interesim të Al Ittihad, skuadra e Benzema dhe Kanté. Megjithatë, Klopp duket se nuk ka ndërmend të rifillojë punën si trajner.