Pedri: Duam hakmarrjen kundër PSG-së

- Bota Sot

Pedri: Duam hakmarrjen kundër PSG-së

Një nga ndeshjet më të mëdha të fillimit të sezonit po afron.

Të mërkurën në mbrëmje, në orën 21:00, Barcelona pret Paris Saint-Germain në “Estadi Lluís Companys”, një sfidë që pritet me padurim si nga tifozët katalanas ashtu edhe nga ata francezë.

Në prag të këtij dueli, mesfushori Pedri foli përballë medieve duke theksuar dëshirën e tij dhe të skuadrës për të marrë revanshin pas eliminimit të dhimbshëm dy vite më parë në çerekfinalet e Champions League.

“Të gjithë ne që jemi te Barça e kemi ende në mendje atë eliminim. Ishte një ndeshje e vështirë dhe ishim shumë pranë kalimit të turit. Tani duam ta kthejmë atë borxh.

Kur humb diçka, vitin tjetër gjithmonë kërkon ta fitosh. PSG është një nga rivalët më të fortë dhe këto janë ndeshjet që çdo futbollist ëndërron të luajë,” u shpreh ai.

Pedri e konsideroi këtë përballje si një nga më të rëndësishmet në nivel klubesh:

“Nëse nuk është ndeshja më e madhe, është pa dyshim një nga më të rëndësishmet.

PSG tregoi sezonin e kaluar se çfarë ekipi është, por ne mendojmë se jemi më të mirët. Do të jetë një spektakël i madh.”

Mesfushori shtoi se kontrolli i lojës në mesfushë do të jetë vendimtar:

“Të dyja skuadrat duan ta mbajnë topin. Ai që do të dominojë mesfushën, do të ketë shumë gjasa ta fitojë ndeshjen. Që kur ka ardhur Flick, jemi bërë një skuadër më e guximshme.”

I pyetur për krahasimet me Xavi-n dhe Iniesta-n, Pedri tha:

“Kur një legjendë si Scholes të përgëzon ose të krahason me të mëdhenjtë, e marr si motivim.

Por është e vështirë të arrish nivelin e tyre.”

Sa i përket renditjes së tij në vendin e 11-të për “Topin e Artë”, ai shtoi:

“Më e rëndësishmja është që ndihem i vlerësuar si te Barça, ashtu edhe në kombëtare. Kjo për mua ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër.”

Pedri foli edhe për stilin e lojës së PSG-së nën drejtimin e Luis Enriques:

“Është më mirë për ne të përballemi me një ekip që luan hapur si PSG, sesa me skuadra që mbrohen shumë poshtë. Luis Enrique është një trajner i guximshëm, i pëlqen të ketë topin dhe me lojtarë si Fabián, Neves dhe Vitinha do ta bëjë ndeshjen edhe më të vështirë.”

Në fund, mesfushori pranoi se trajneri Flick i ka kërkuar të marrë më shumë përgjegjësi:

“Nuk kam qenë kurrë lider në dhomën e zhveshjes, por po mësohem pak nga pak. Ndihem më i rëndësishëm dhe po e marr këtë rol me seriozitet".



Read it all at Bota Sot