Derbi i madh, Vardar - Struga Trim Lum, të dielën!

- Bota Sot

Derbi i madh, Vardar - Struga Trim Lum, të dielën!

Para pushimit të ndeshjeve të kombëtareve në tetor, mbetet për tu luajtur xhiroja e 9-të në elitën e futbollit maqedonas. Tashmë janë bërë të njohur edhe datat, pra orari se kur do të luhen të gjashtë ndeshjet.

Mega-derbi mes Vardarit dhe Struga TL është planifikuar për të dielën (05.10.2025) duke filluar nga ora 15:00 në Arenën “Todor Proeski”.

Është e qartë se kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme, por jo vendimtare në betejën për titull. Me fitore, Struga TL do t’i ikë Vardarit në pesë pike, ndërsa nëse humb, atëherë Vardari del i pari në tabelë.

Orari i ndeshjeve për raundin e 9-të

03.10.2025 (e premte) – ora 15:00
Makedonija GJP – Arsimi

04.10.2025 (e shtunë) – 15:00.

Shkupi – Rabotniçki
Brera – Bashkimi 1947

05.10.2025 (e diel) – 15:00.

Vardar – Strugë TL
Sileks – Tikvesh

06.10.2025 (e hënë) – 15:00.
Pelister – Shkëndija



Read it all at Bota Sot