Nuk kushton shtrenjtë

- Bota Sot

Nuk kushton shtrenjtë

Barcelona po shijon një fillim sezoni premtues dhe një nga emrat që po spikat më shumë është Marcus Rashford.

Sulmuesi anglez, i ardhur në huazim, është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm në lojën e katalanasve falë golave dhe asistimeve të tij.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka folur hapur për situatën e tij kontraktuale, duke theksuar se klubi ka bërë një lëvizje të zgjuar në merkato:

“E morëm Marcus-in me një huazim të thjeshtë me të drejtë blerjeje. Çmimi i kartonit të tij nuk është shumë i lartë”.

Megjithatë, pavarësisht entuziazmit për performancat e Rashford-it, vendimi përfundimtar mbi të ardhmen e tij ende nuk është marrë.

“Nuk ka penalitete në rast se nuk e blejmë përfundimisht.

Për momentin jemi shumë të kënaqur, por vendimi përfundimtar për qëndrimin e tij do të merret më vonë”, – ka sqaruar Deco.

Kështu, ndërsa tifozët e Barcelonës shijojnë momentet magjike të Rashford-it në fushë, dilema për të ardhmen e tij mbetet e hapur dhe do të përcaktohet në muajt e ardhshëm.



Read it all at Bota Sot