Futbollisti Albian Hajdari është në qendër të vëmendjes së mediave zvicerane.
Hajdari i është bashkuar kombëtares së Kosovës, ndërsa media zvicerane “Blick” ka shkruar pas vendimit të mbrojtësit për të luajtur për Kosovën e jo për Zvicrën.
Kosva ka përfituar shumë me Hajdarin.
“Blick” ka përmendur rastin që nuk ia kishte dhënë Zvicra të debutonte në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Serbisë dhe Spanjës.
Sipas gazetës zvicerane, Hajdari nuk luajti ndaj Spanjës për shkak se “nuk ndihej 100 për qind gati”.
“Pushime verore në vend të ëndrrës për të qenë në Kampionatin Evropian. Zhgënjimi ishte i madh. “Zhgënjimi u shtua”, shkruan “Blick”.
“Fakti që një lojtar i ri pa emër si Stefan Gartenmann luajti titullar në atë ndeshje mund ta ketë zbehur gëzimin e tij për debutimin me ekipin kombëtar”.
Pas debutimit, Hajdari, nuk u përfshi në ekip nga Yakini për kampin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në qershor.
Media zvicerane ka shkruar se Yakin i kishte premtuar se do ta kishte në konsideratë nëse 22-vjeçari do ta vazhdonte zhvillimin në Bundesligë.
“Por Yakin shpejt e kuptoi se treni ndoshta është nisur tashmë nga stacioni. Destinacioni i tij – Prishtina”, shkruan “Blick”.
“Blick” ka shkruar se Hajdari ka dhënë të njëjtat arsye si Avdullau se pse vendosi t’i bashkohej Kosovës.
“Nga njëra anë mirënjohje ndaj Zvicrës, vendit të tij të lindjes dhe të arsimimit, dhe nga ana tjetër një lidhje emocionale me vendin e origjinës së familjes së tij, si dhe mundësinë për të marrë përgjegjësi futbollistike në një vend të ri”, ka shkruar mediumi zviceran.