E nis me rekord aventurën tek Interi

- Bota Sot

E nis me rekord aventurën tek Interi

Kristian Kivu po e nis aventurën e tij si trajner i parë i Interit në mënyrën më të mirë të mundshme.

Strategu rumun ka arritur të fitojë të dyja ndeshjet e para në UEFA Champions League, duke hyrë në një listë të ngushtë me emra të mëdhenj të pankinës zikaltër.

Me këtë start perfekt, Kivu bëhet trajneri i katërt që arrin dy fitore radhazi në debutimin europian me Interin, pas Luçiano Spaletit (2018/19), Klaudio Ranierit (2011/12) dhe Roberto Mançinit (2004/05).

Ky fakt e vendos 43-vjeçarin menjëherë mes figurave të rëndësishme të historisë së klubit në arenën ndërkombëtare.

Përtej statistikës, fillimi i Kivusë ka sjellë entuziazëm të madh tek tifozët zikaltër.

Fitorja ndaj Slavia Pragës në “San Siro” konfirmoi për herë të dytë radhazi se skuadra ka identitet, disiplinë dhe siguri në lojë – elementë që trajneri i ri ka ditur t’i transmetojë menjëherë.

Interi tashmë ka dy fitore në dy ndeshjet e para të fazës së ligës së Champions, një start që e vendos skuadrën në rrugën e duhur për kualifikim.



Read it all at Bota Sot