Neuer irritohet me gazetarin

- Bota Sot

Neuer irritohet me gazetarin

Bayern Munih është një nga tri skuadrat me pikë të plota në fazën e grupeve të Champions League, së bashku me Real Madridin dhe Interin.

Në xhiron e dytë, bavarezët fituan 5-1 ndaj Pafos, duke zgjeruar diferencën e golave.

Pas ndeshjes, portieri Manuel Neuer diskutoi me një gazetar që e kritikoi lehtë për golin e pësuar.

Gazetari tha se gjuajtja e Orsic nuk ishte e papërballueshme, por Neuer iu përgjigj me siguri:

“Po, ishte e paarritshme. Po ti, a ke qenë ndonjëherë portier?”

Gazetari tha “jo” dhe Neuer vazhdoi: “Topi u nis drejt, pastaj ndryshoi trajektoren duke shkuar djathtas.

Nëse do të kishe luajtur futboll, do ta kuptoje”.

Ky debat i shkurtër nuk e prishi festën. Kjo ishte fitorja e 101-të e Neuer në Champions League, duke u barazuar me Iker Casillas dhe mbetur prapa vetëm Thomas Müller (111) e CR7 (115). Një mbrëmje historike për portierin 39-vjeçar, që vazhdon të thyejë rekorde në karrierën e tij.



Read it all at Bota Sot