Robert Lewandowski vazhdon të shënojë, por e ardhmja e tij te Barcelona po bëhet temë kryesore.
Sulmuesi polak, 37 vjeç, ka realizuar 4 gola në 6 paraqitje në La Liga, vetëm 2 si titullar, për shkak të problemeve fizike, duke treguar se mbetet një sulmues i nivelit të lartë.
Megjithatë, me kontratën që skadon në qershor, klubi duhet të nisë rinovimin e qendrës së sulmit.
Situata është e ndërlikuar, problemet financiare kufizojnë mundësitë për të sjellë një yll të ri, edhe pse largimi i Lewandowskit do ta lehtësonte masën e pagave. Sipas “Sport”, presidenti Joan Laporta ka një objektiv ambicioz: të sjellë Julián Álvarez, 25-vjeç, në “Camp Nou”.
Aktualisht ylli i Atlético Madridit shihet si prioritet për verën 2026.
Operacioni është i vështirë. Klauzola prej 500 milionë euro është jashtë mundësive të katalanasve, pastaj Atlético nuk dëshiron ta lërë të lirë simbolin e skuadrës, autor tashmë i 6 golave dhe një asisti në 7 javët e para të La Liga-s.
Shpresa për Barçën vjen nga enturazhi i lojtarit dhe dëshira e vetë Alvarez për klubin katalanas.