Jose Mourinho, trajneri portugez që së fundmi ka marrë drejtimin e Benficës, ka rikthyer ironitë e tij ndaj Juventusit, kundërshtarit të radhës në fazën e grupeve të Champions League.
I intervistuar nga Sky Sport pas humbjes së skuadrës së tij në fushën e Chelseat, “Special One” nuk i fshehu ndjenjat e rivalitetit që gjithmonë ka treguar ndaj bardhezinjve.
“Benfica do të luajë ndaj Juves? Ah, është e vërtetë, do shkojmë në Torino…
Aty nuk do të më presin si në Stamford Bridge, këtë e di mirë. Por gjithsesi më pëlqen gjithmonë të shkoj të luaj aty.
Stadium fantastik, klub i madh, histori e madhe. Juve dhe Benfica janë dy gjigantë historikë dhe jam shumë i lumtur për këtë përballje,” tha Mourinho.
Portugezi shtoi se kalendari nuk ka qenë aspak i favorshëm për skuadrën e tij: “Nuk pata mundësinë të luaj në shtëpi kundër Qarabag, ndërsa tani më kanë rënë përballë Newcastle, Chelsea, Juve dhe Real Madrid. Por ky është futbolli!”.