Juvja kërkon fitoren e parë në Champions

- Bota Sot

Juvja kërkon fitoren e parë në Champions

Pas barazimit në ndeshjen debutuese të Champions League kundër Borusia Dortmund, Juventus përgatitet për transfertën në Spanjë kundër Vilareal.

Trajneri Igor Tudor doli para mediave për të komentuar gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë për këtë përballje të rëndësishme.

Si është gjendja e skuadrës?

Skuadra është mirë, e tregoi edhe ndaj Atalantës. Bëmë një paraqitje serioze, me intensitet të lartë. Tani është Champions, motivimi është maksimal.

Gjendja e Ildiz?

Ildiz do të luajë. Nuk ka probleme lodhjeje, kundër Atalantës skuadra vrapoi mbi 122 km, kjo tregon gjendjen e mirë fizike.

Çfarë ndodh me Bremer dhe Turam?

Kanë disa shqetësime që nuk i lejojnë të rrezikojnë tani, por shpresojmë t’i kemi gati për sfidën kundër Milanit.

Rotacioni në sulm?

Tre sulmuesit do të alternohen gjatë sezonit. Jam i lumtur që i kam të gjithë, flas çdo ditë me ta dhe dua që të ndihen të rëndësishëm. Të tre do të ndihmojnë shumë skuadrën.

Çfarë vendi ka Juventus në Champions?

Është ende herët për të dhënë gjykime përfundimtare.

Por mund të them që kjo skuadër ka potencial të jetë një “gur” i fortë për këdo. Jam i kënaqur me grupin që drejtoj.



Read it all at Bota Sot