Fatih Teke e dëshironte shumë shqiptarin

- Bota Sot

Fatih Teke e dëshironte shumë shqiptarin

Futbollisti shqiptar Ernest Muçi kaloi nga Besiktas tek Trabzonspor, në formë huazimi. 

Ndërkohë që së fundmi presidenti i klubit ku shqiptar aktivizohet momentalisht, ka zbuluar prapaskenat e këtij transferimi, duke u shprehur se ka qenë dëshirë e trajnerit Fatih Teke.

“Transferimi i Muçit ishte një transferim që Fatih Teke e dëshironte shumë.

Çdo lojtar që është marrë, është marrë me aprovimin e ekipit tonë të skautimit dhe me kërkesë të trajnerit. Përjashtim bëjnë vetëm lëvizjet e Onuachu, Pepe dhe Mendy.

Këto ishin transferime që i kam bërë personalisht. Muçin e kërkoi trajneri ynë dhe ekipi i skautimit dha një raport pozitiv.

Për më tepër, ai ishte një lojtar për të cilin kishim bërë edhe më parë një ofertë zyrtare te klubi i tij i mëparshëm para se të shkonte te Beshiktash”, u shpreh presidenti i Trabzonspor.

Vlen të theksohet se, edhe kur Muçi është grumbulluar me Kombëtaren shqiptare, ai nuk ka marrë minutat e dëshiruara, por në Turqi duket qartë se e “adhurojnë”.

Pritet të shihet nëse do të ketë mundësinë për të zbritur në fushë në duelin përballë Serbisë.



Read it all at Bota Sot